UBT pjesë e festivalit ndërkombëtar të artit: “Nën braza të kohës”
10/06/2021Peja do të jetë nikoqir i edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar të artit: “Nën braza të kohës”, i cili këtë edicion për fokus ka tri pika kryesore: Elfriede Jelinek, Christoph Schlingensief dhe Rosa Luxemburg, të cilat nën titullin: “Nanë! Pse nuk ma dhe një trup tjetër?” do të prezantohen më 10 korrik në stadiumin e futbollit në Pejë.
UBT si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, edhe këtë vit do të jetë pjesë e këtij festivali, kështu duke vënë në dispozicion rrjetin universitar në Ballkan, duke i ftuar dhjetëra studentë e profesorë ndërkombëtarë në këtë festival.
Në këtë festival në të cilin do të marrin pjesë shumë universitete partnere të UBT-së nga Evropa Qendrore dhe Ballkani, do të marrin pjesë edhe shumë performues, muzikantë, artistë, të arteve pamore, arkitektë, regjisorë filmi dhe shkencëtarë.
Festivali: “Nën braza të kohës”, do të mbahet nga data 5 korrik deri më 11 korrik 2021, në stadiumin e futbollit “Shahin Haxhiislami”, në Pejë.