UBT, pjesë e partneritetit në kuadër të projektit MDTV
11/01/2018UBT është duke marrë pjesë në takimin e parë zyrtar në kuadër të projektit MDTV (Multimedia dhe TV Digjitale), që po mbahet në Durrës dhe ku po marrin pjesë të gjithë partnerët e përfshirë në këtë projekt, të financuar e mbështetur nga programi Erasmus+.
Qëllimi i këtij projekti është që të zhvillojë programe dhe module të reja në fushën e multimediave dhe televizionit digjital, për të adresuar nevojat e ngritjes së kapaciteteve të reja në nivel të ekspertëve të kësaj fushe.
Partnerë në realizimin e këtij projekti të përbashkët janë: Kosova, që po përfaqësohet nga UBT dhe UP, Shqipëria, e përfaqësuar nga Universiteti Aleksandër Mosiu, RTSH dhe Universiteti Epoka, si dhe universitete të tjera nga zona e Bashkimit Evropian, përfshirë Universiteti i Lubjanës nga Sllovenia, Universiteti i Ostravës nga Çekia dhe Universiteti Tartu nga Estronia.
Në këtë takim UBT po përfaqësohet nga anëtarët e Zyrës së Projekteve të UBT-së, Naim Preniqi dhe Hazer Dana.