UBT përkujton viktimat e sulmit të 11 shtatorit në ShBA

11/09/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, ku pas një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagon, humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm nga ShBA dhe vende të ndryshme të botës.

“E kujtojmë me dhimbje të thellë 11 shtatorin e vitit 2001, një prej ngjarjeve më të tmerrshme jo vetëm për popullin amerikan, por për gjithë botën. Sot, 21 vite më pas bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun besnik të shqiptarëve, dhe njëkohësisht u jemi shumë mirënjohës për kontributin e tyre të pashoq për popullin e Kosovës”, ka thënë rektori Hajrizi.