UBT përfaqëson Kosovën në takimin e menaxhmentit të organizatës “COST Action”

25/09/2019

Kosova renditet në listën e shteteve që do të ofrojë ndihmë në zhvillim të shkencës dhe teknologjisë, ku si anëtare e Organizatës Evropiane të Shkencës dhe Teknologjisë, “COST Action”, për herë të parë po merr pjesë edhe në takimin e menaxhmentit të kësaj organizate.

 

Takimi po zhvillon punimet në Riga të Letonisë, teksa vendi është duke u përfaqësuar nga profesorët në UBT, dr.Muhamet Ahmeti dhe dr. Visar Krelani.

Gjatë këtij takimi u theksua se UBT dhe shteti i Kosovës, do të përkrahet profesionalisht në zhvillimin profesional të stafit, si dhe do të përkrah institucion në projekte hulumtuese nga organizata “COST Action”, që udhëheq projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “SARCOS”, projekt që menaxhohet nga Spanja.

 

Projektet që në të ardhmen do të përkrahen, janë kryesisht të fushës së inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës, konkretisht projekte që për tematikë kanë betonin e vetëshërushëm nga plasaritjet, betonet me fibra dhe ato vetëngjeshëse, si dhe metodat e përgatitjes dhe analizimi i tyre në laboratorët përkatës.

 

Përveç UBT-së, pjesë e këtij takimi ishin universitete nga Spanja, Italia, Letonia, Anglia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Turqia, Qipro, Malta, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Hungaria, etj.

 

Pas këtij takimi, organizata “COST Action” ka ftuar përfaqësuesit e UBT-së që të marrë pjesë në konferencën e materialeve, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 shtator.