UBT, partneri i afërt i kompanive dhe institucioneve vendore

22/02/2019

UBT për 18 vite ka arsimuar dhe përgatitur gjenerata të tëra profesionistësh, të cilët janë pjesë e kompanive dhe institucioneve më të rëndësishme vendore, duke mbajtur pozitat me më së shumti ndikim.

 

Përgatitja e studentëve me të gjitha njohuritë e nevojshme të shekullit XXI, ka bërë që studentët e UBT-së të jenë plotësisht të përshtatshëm dhe tejet të kërkuar në tregun vendor të punës. Kjo për faktin se të gjitha kompanitë dhe ndërmarrjet kanë nevojë për të rinj të pasionuar dhe që njohin edhe pjesën praktike të profesioneve të tyre, por që të njëjtat mund edhe t’i adaptojnë dhe t’i implementojnë në varësi të kërkesave të tregut aktual të punës.

 

Përpos dhënies së kuadrove profesionale, UBT ka ndihmuar industrinë në mënyrë të drejtpërdrejtë, sidomos duke dhënë kontribut në procesin e digjitalizimit të makinerive të vjetruara të ndërmarrjeve të ndryshme vendore, të cilat në rrethana normale do të kërkonin vlera enorme monetare investimi.

 

Stafi dhe studentët e UBT-së janë plotësisht të gatshëm për t’u përballur me sfidat dhe për të ofruar zgjidhje efikase për të gjitha problemet me të cilat përballen kompanitë, ndërmarrjet dhe institucionet e Kosovës.

 

Për këtë arsye, UBT është opsioni i parë dhe referencë profesionalizimi për lidhje të partneritetit me ndërmarrjet e ndryshme në Kosovë, të cilat operojnë në tregun vendor e ndërkombëtar, e që janë bazë e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit në Kosovë.