UBT organizon trajnimin Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe puna në distancë
16/03/2021Puna dhe mësimi në distancë si pasojë e pandemisë COVID-19 tani veçse është bërë mëse i nevojshëm për secilin prej nesh. E gjatë organizimit të punës dhe mësimit shpeshherë ne hasim në vështirësi dhe sfida të reja që na shfaqen gjatë këtij procesi.
Qendra e trajnimeve në UBT organizon trajnimin Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe puna në distancë, që iu mundëson zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të veçanta të punës në distancë dhe me ekipe virtuale.
Kohëzgjatja e trajnimit është gjashtë orë, teksa në trajnim përfshihen libri, materiali i trajnimit dhe certifikimi.
Në këtë trajnim ju do të keni mundësi që të mësoni për:
- Ndërtimin e modelit efektiv për menaxhimin e punës virtuale dhe në largësi
- Dallimin ndërmjet punës së koalokuar, virtuale apo në largësi
- Vlerësimin virtual të teknologjive komunikuese, dhe zgjedhjen më të përshtatshme për aplikimin e tyre
- Definimin specifik të shkathtësive të nevojshme për menaxhimin e punës virtuale dhe në largësi
- Të bëni sesione efektive gjatë fillimit të punës me ekipe virtuale
- Identifikimin potencial të ndikimit të kulturave të ndryshme në performancën e ekipit virtual apo në largësi
- Vendosjen e metodave efektive të punës për juve dhe për ekipin tuaj