UBT organizon simpoziumin ndërkombëtar virtual me temën: “Qytetet në Ballkan – sfidat zhvillimore, proceset dhe përmbajtja e dokumenteve, në linjë me trendët dhe normat e BE-së”
03/02/2021UBT në bashkëpunim me institucione akademike dhe të shoqërisë civile nga Kosova dhe Shqipëria, mbështetur edhe nga Asociacioni Ndërkombëtar i Planerëve Urban dhe Regjional (ISOCARP), organizon simpoziumin ndërkombëtar virtual me temën “Qytetet në Ballkan – sfidat zhvillimore, proceset dhe përmbajtja e dokumenteve, në linjë me trendët dhe normat e BE-së”.
Simpoziumi virtual do të mbahet më 8 shkurt 2021, me fillim nga ora 17:00, teksa do të transmetohet drejtpërdrejtë̈ në faqet zyrtare të UBT-së në platformat sociale Facebook, Instagram dhe Youtube.
Në këtë simpozium do të diskutohet mbi sfidat e planifikimit dhe zhvillimit të qyteteve të Ballkanit, duke i krahasuar ato me trendët, normat dhe standardet e BE-së.
Simpoziumi do të sjellë fizikisht dhe do të mbledh virtualisht shumë ekspertë ndërkombëtarë nga shtete të ndryshme të Evropës, teksa do të ketë diskutime profesionale nga ekspertet e çështjeve urbane nga institucionet akademike dhe ato të shoqërisë̈ civile nga Kosova dhe Shqipëria.
Qëllimi i këtij simpoziumi është krijimi i një Forumi Urban të Qyteteve Ballkanike, ku do të shërbejë për diskutim dhe shkëmbim të njohurive e praktikave më të mira të planifikimit.
Agjenda:
https://www.docdroid.net/fyGlZoO/agenda-pdf
https://isocarp.org/events/international-symposium-cities-in-the-balkans/
https://www.facebook.com/Balkancitiesurbanforum/