
UBT organizon Ceremoninë e Diplomimit 2013
20/06/2013Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) organizon Ceremoninë e Diplomimit 2013. Ceremonia organizohet më 6 korrik 2013, në Kampusin e ri universitar pran magjistrales Prishtinë-Shkup, 8 km larg Prishtinës, duke filluar nga ora 09 : 30 për Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Menaxhimi i Mekatronikës, kurse nga ora 15: 00 për Departamentin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi.
Në ceremoni do të marrin pjesë studentë e UBT-së, personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues më të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë dhe familjar të të diplomuarve e mysafirë të tjerë.