UBT organizon ceremoni për fillimin e vitit akademik 2011/2012
30/09/2011Prishtinë, 30 shtator 2011- Viti i ri akademik 2011/2012 për studentët brucoshë (viti i parë) të UBT zyrtarisht ceremonia e hapjes fillon më 05. 10. 2011.
Gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri akademik, përfshirë edhe një varg informatash, të dala nga vendimet që janë marr nga organet udhëheqëse të UBT’ së, më konkretisht ceremonia zyrtare e hapjes së vitit të ri akademik 2011/2012, gjithashtu për studentët e viteve të para, do të bëhet sipas orarit të prezantuar si vijon më poshtë:
Data | Ora | Fakulteti | |
05.10.2011 | 10:00-11:00 | Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi | |
05.10.2011 | 10:00-11:00 | Sistemet e Informacionit | |
05.10.2011 | 12:00-13:00 | Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri | |
05.10.2011 | 12:00-13:00 | Menaxhment i Mekatronikës | |
05.10.2011 | 13:00-14:00 | Arkitekturë | |
05.10.2011 | 13:00-14:00 | Juridik |
Më konkretisht ftoheni të merrni pjesë në këtë ceremoni ku përveç informacionit për fillimin e studimeve do të informoheni edhe për orarin e mësimit, ndarjen nëpër grupe, stafin akademik, infrastrukturën si dhe do të pajiseni me ID’të studentore.