UBT organizon ceremoni për shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

15/02/2022

Në nderim të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, UBT do të shënojë në formë ceremoniale ditën më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Nesër, më 16 shkurt 2022, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia madhështore, në të cilën do të ndahen 300 bursa për studentë të dalluar të institucionit më të madh akademik në vend.

 

Me vendim të Këshillit Akademik të UBT-së, në këtë ceremoni do të konfirmohen edhe thirrjet akademike për profesorë të UBT-së, të cilët me kontributin e tyre janë duke edukuar gjenerata të tëra të profesionistëve të rinj në më shumë se 50 fusha të studimit.

 

Në këtë ceremoni do të promovohet edhe një video në të cilën konfirmohet kontributi i UBT-së në ndërkombëtarizimin, anëtarësimin dhe njohjen e shtetit të Kosovës në organizata dhe institucione të ndryshme edukative dhe arsimore nga e gjithë bota.