
UBT ofron trajnime online për SPSS, MS Excel dhe për IPMA
07/04/2020Periudha e Coronavirusit ka shkaktuar vështirësi të shumta, por UBT është përshtatur dhe tashmë ka futur në sistem online edhe trajnimet profesionale të cilat janë pjesë e rëndësishme dhe e pashkëputshme e formimit profesional, sidomos kur është në pyetje ngritja akademike e të rinjve.
Në një treg që kërkon vazhdimisht shkathtësi profesionale shtesë, UBT po ofron trajnime unike për SPSS, MS Excel dhe IPMA.
Kandidatët e interesuar aplikimin mund ta bëjnë duke klikuar: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/ ose në e-mailin: trajnime@ubt-uni.net