UBT ofron për të gjithë të rinjtë një program të ri në fushën e mjekësisë, atë të Shkencave Paramjekësore
04/08/2022Programi Shkencat Paramjekësore në UBT, është një program i ri studimi, që gërsheton pjesën teorike dhe praktike, duke iu mundësuar studentëve të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth kësaj fushe nga profesionistët dhe ekspertët më të mirë shëndetësorë që ka UBT.
Në kuadër të këtij programi, studentët do të kenë mundësi të përgatiten në mënyrë që të jenë të gatshëm t’i qasen fushës mjekësore, duke pasur njohuritë e nevojshme rreth pesë kategorive që përfaqësojnë fushat profesionale të paramedikëve: parandalimi i vdekjes së njerëzve, rritja e cilësisë së jetës për njerëzit, ndihma e njerëzve për t’u rikuperuar nga episodet e sëmundjes ose dëmtimet pasuese: pranimet urgjente dhe ri-pranimet, sigurimi që njerëzit të kenë një përvojë pozitive të kujdesit ndaj pacientit, si dhe trajtimi, kujdesi dhe mbrojtja për njerëzit në një mjedis të sigurtë.
Studentët e këtij programi do të merren edhe me shtrimin e paplanifikuar të pacientëve në spital për kushte të ndjeshme të kujdesit kronik ambulator (të rritur) dhe shtrimin e paplanifikuar në spital për astmë, diabeti dhe epilepsi (në moshën nën 19 vjeç). Përdorimi i tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues ofron mundësi për ofrimin e kujdesit ndryshe, por edhe më efikas.
Programi Shkencat Paramjekësore në UBT, plotëson kërkesat profesionale dhe përcaktimet e standardeve të Bashkimit Evropian për paramedikët, si dhe është i përafruar me programet e aplikueshme në BE, kështu duke siguruar jo vetëm një qasje të balancuar në aspektin teorik dhe praktik, por gjithashtu u jep studentëve mundësinë për të transpozuar të njëjtat aftësi në një kontekst tjetër pune në funksion të progresit të Kosovës drejt zbatimit të kritereve të anëtarësimit në BE dhe lirinë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe mallrave.