UBT ofron arsim dhe edukim cilësor përmes Shkollës së Mesme të Mjekësisë

21/06/2022

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, është një ndër shkollat më profesionale të shkollimit të mesëm në Kosovë, duke iu ofruar të rinjve arsim dhe edukim cilësor, të bazuara në standardet më të mira evropiane dhe amerikane.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me katër drejtime: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.

 

Në këto drejtime është ndërlidhur mësimi teorik me atë praktik, duke i mundësuar të rinjve të përfitojnë njohuri të reja, si dhe të përforcojnë ato njohuri më anë të praktikës profesionale, për të qenë më të përgatitur dhe të gatshëm për në të ardhmen.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është një model i shkollave në rajon, me laboratorët më të fundit mjekësor të të gjitha fushave, krahas kësaj është edhe Poliklinika e UBT-së, e cila përfshinë ambulancë moderne stomatologjike, laboratorin me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, si dhe shërbimin e përditshëm mjekësor.

 

Përmes një infrastrukture moderne dhe një stafi akademikësh të profesionalizuar, Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, ka për qëllim të nxisë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushat mjekësore, duke nxjerrë kështu kuadro të reja profesionistësh në Kosovë.