UBT numëron sukseset e vitit 2012!
03/01/2013….përurimi i kampusit të ri arsimor, përfitimi i vazhdueshëm i projektit “Erasmus mundus”, dhe “TEMPUS”, botimi i shumë librave dhe publikimeve shkencore…
Prishtinë 28 dhjetor 2012- Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, shpalosi raportit vjetor 2012, ku sipas tij puna e vazhduar në realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas planit të paraparë, në bashkëpunim me të gjitha njësit dhe stafin akademike, me stafin menaxherial dhe me partnere që ka, ka arritur në realizimin e qëllimeve të objektivave të UBT-së, siç është ngritja e numrit të studentëve dhe të e cilësisë në këtë institut arsimor, dhe organizimi aktiviteteve të shumta, si konferenca dhe forume ndërkombëtare, promovime dhe botime të publikimeve , librave dhe revistave shkencore, debatet me figura më të shquara të profesioneve të ndryshme, vizitat studimore brenda dhe jashtë vendit nëpër kompani më prestigjioze, bashkëpunime të shumta me universitete, kompani dhe institucione të niveleve të lartë, hulumtimet shkencore (magjistratura), programet e përbashkëta, trajnimet – certifikimet etj.
Konferenca shkencore!
Gjatë këtij viti UBT ka zhvilluar një varg konferencash e videokonferencash, dhe për dallim nga tjerat veçojmë vetëm disa nga to si: Konferencën dy ditore ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, e cila është organizuar në kudër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, dhe Universitetin e Tiranës, dhe institucione tjera akademike, dhe në të cilën në këtë konferencë u paraqitën rreth 160 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës. Konferenca e radhës ishte regjionale, në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Amerikës”, dhe u diskutua tema; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, dhe u paraqitën rreth 30 pjesëmarrës , si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbisë. Dhe konferenca disa ditore që qoj peshë të madhe tek studentët tanë ishe se UBT në bashkëpunim më të gjitha njësit akademike ka organizuar “Konferencën e Parë shkencore të studiuesve të rinj” dhe u paraqitën një numër i madhe i studiuesve me punimet e veta profesionale shkencore- hulumtues nga lëmit e ndryshme.
Marrëveshjet bashkëpunimi dhe projekte të shumta!
Jo vetëm me institucione universitare por edhe me kompani më të mëdha në dhe jashtë vendit si me , IPKO-në, me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e UTAH-it me Kolegjin Anglez për IT dhe E – Commerce (CITEC) në Meridian Business School, me Universitetin e Vlorës në Shqipëri. Po ashtu edhe vargu i kompanive dhe institucioneve private publike.
UBT edhe në këtë vit është përfitues i projektit “Erasmus Mundus – SIGMA”, projekt i Bashkimit Evropian, dhe përmes këtij projekti ka lidh marrëveshje bashkëpunimin edhe me 19 Universitete të jashtme të cilat janë të cekura si më poshtë:
City University në Londër të Anglisë, Freie University në Berlin të Gjemanisë, Lund University në Suedi, Univerity of Milan në Itali, Ëarsaë University në Poloni, Varcklaë Technical University në Poloni, University of Monetpolier II në Francë, Tëente University në Irlandë. Edhe studentët e universiteteve të lartpërmendura mund të studiojnë në UBT, dhe në Universitetet e vendeve të Ballkanit siç janë, Shkodra University në Shqipër, University of Belgrade, Serbi, University of Montenegro në Malin e Zi, University of Nis në Serbi, University of Novi Sa në Serbi, University of Prishtina në Kosovë, University of Sarajevo, Bosnia dhe Herzegovina, University “St. Kliment Ohridski”, Bitola, FYR of Macedonia, University of Tuzla në Bosnja dhe Hercegovina.
UBT në vazhdimësi është përfitues i projektit “TEMPUS”!
Përfitues i projektit të “TEMPUS 4- Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurikulës bazuar në rezultatet pritshme në institucionet private të Arsimit të Lartë të Kosovës”- Në këtë projekt, UBT ka këta partnerë si: Universiteti i Salzburg në Austri, University College Cork,, në Ireland, Universiteti i Politechnica në Bukuresht të Rumanisë, Universiteti i Edinburgut, Mbretëria e Bashkuar, “WUS Kosova” në Kosovë, dhe me të gjitha Universitete vendore private, me shkollat profesionale, dhe me Agjencinë Kosovare të Akreditimit në Kosovë dhe me Autoritetin Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë.
UBT është përfitues i projektit “ Hartimi i Strategjisë së zhvillimit ekonomik te Komunës së Ferizajt”.
Debate me personalitete..!
Debatesh nga njohës më profesional, të cilët para studentëve kanë përcjellë mesazhe dhe opinione të shumta si vlen ta veçojmë Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, përcjelli opinionit kosovar qëndrimet e shtetit të tij lidhur për Kosovën, Prof. Georg Mittenecker, ka shpjeguar për aplikimet multimediale sikur IPTV, etj. Para studentëve të UBT-së është paraqitur edhe kryetari i komunës së Delemontit të kantonit Jura në Zvicër, z. Pierre Kohler, dhe ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Makolli. Seremb Gjergji, i cili më konkretisht foli për “Strategjinë e komunikimit”. Eksperti i Logjistikës nga USA, Mr Jessie L. Massey, ka marr pjesë në debatin me temën “Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit”. Ministrja Vlora Çitaku, ka debatuar me temën ” Kosova në procesin e Integrimit Evropian”, “Gjeometria deskriptive dhe procesi i transformimit të aksonometrisë në perspektivë” dhe “Leximi kritik dhe komunikimi dinamik i arkitekturës”, ku para studentëve ka ligjëruar profesori nga Republika e Shqipërisë, Dr. Daniel Guralumi. Në kuadër të “Akademisë për Ndërmarrësi dhe Inovacione”, përveç ligjërueseve tjerë u paraqitë në ligjëratat përmbyllëse është paraqitur edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, dhe drejtori i bankës “Raiffeisen”, Robert Ëright. “Current Economic Crisis” ” ishte ligjërata e radhës ku ligjëroi Prof. Soumitra Sharma, profesor në “Juraj Dobrila University of Pula” dhe në “University of Zagreb” në Kroaci. Dr. Hajrizi, në Hanover të Gjermanisë, ka marrë pjesë në forumin” Future Match”, i cili forum u zhvillua në kuadër të Panairit për Teknologji dhe Informacion CEBIT. Në debatin në kuadër të aktiviteti njëjavor me temën “Java e robotikës”, ku përveç studentëve të UBT-së, aktivitete e shumta të kësaj jave më përpikëri i kanë përcjellë edhe 30 nxënës nga ENCOMPASS, nga Projektit ATOMI. Dhe në debatin për prezantimin e projektit “Erasmus Mundus – SIGMA”, projekt i Bashkimit Evropian, ishin pjesëmarrës si studentë e UBT, stafi akademik dhe administrativ, ku u debatua për bursa të plota dhe në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master, doktoratës, post doktoratës dhe mobiliteti i stafit, ne vendete e Bashkimit Evropian.
UBT gjatë këtij viti ka organizuar edhe një varg të trajnimeve si mw CARITAS-i i Luksemburgut kanë zhvilluar trajnimin me një grup prej 23 personave institucional dhe tjerë të rajonit të Anamoravës të Kosovës. U certifikuan 87 studentë të cilët ndoqën Universitetit Veror të UBT-së, “Quality Kosova” në bashkëpunim me “ Czech INVENT” nga Republika Çeke, zhvilluan trajnimin dhe akreditim të eksperteve lokal, për tërheqje dhe promovim të investimeve më të rëndësishme, për zhvillim lokal në Republikën e Kosovës.
Përveç të diplomuarve të studimeve themelore gjatë këtij viti janë mbrojtur këto tema të masterit: “Përdorimi i praktikave të prokurimit elektronik në Evropën Juglindore për Kosovën ”, “Ndikimi i inovacioneve teknologjike në zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, “ Urban regulatory planin. The RESIDENCE Neighbohood” dhe “Costumer care managment in the case of Kosovo energy corporation”.
Disa nga vizitat me karakter studimor…!
Gjatë këtij viti studentët e të gjitha departamenteve, në bashkëpunim me stafin akademik zhvilluan një varg vizita si në kompani private dhe institucione publike si: në “Ipko Telecommunications” dhe në fabrikat “ Elsam shpk”, të “Gypave” , të “Veglave” të “MECATYP KS”, të “ Xella”, të “Silcapor” , të“Vëllezërit e bashkuar” në “PESTOVËN”, “ M- TEKNOLOGIE” , “MERIDIAN” dhe furra “BUKA”. Në Institucione publike në Institutin Hidro-Metrologjie të Republikës së Kosovës, në Departamentin e Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, te “Avokatit i Popullit”dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, studentët e UBT-së, kanë vizituar Republikën Shqipërisë , qytetin historik në Vlorën. Po ashtu edhe Dr. Hajrizi, pati një varg vizitash nëpër vende dhe institucione të shumta ndërkombëtare ku përfaqësoi institucionin që drejton po ashtu edhe Republikën e Kosovës.
Publikime shkencore!
UBT ka publikuar edhe botime të shumta shkencor si: Librin “Sistemi ndërkombëtar i njësive –SI”të autorit Prof. Dr. Sc. Skender Skenderi dhe Prof. Besnik Skenderi, “Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike”, të autorit Prof. Dr. Binak Beqaj, “Rrjetat kompjuterike”, të autorit Selman Haxhijaha, dhe promovimi i revistës shkencore “ Intarnational Journal fot Business. Libri publicistik “(S)a mund t”i besohet lidershipit të Kosovës” , të autorit Prof. Dr. Belua Beqaj.
UBT me Kampus të ri arsimor!
Ceremonia, përurime dhe ekspozita të shumta si vlen të veçojmë “Ekspozitën tradicionale të UBT 2012”, Ceremonia e Diplomimit 2012, në të cilën studimet bachelor i përmbyllën studentë të tre departamenteve: Departamenti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Departamenti për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri si dhe Departamenti për Mekatronikë, ceremoni solemne për fillimin e vitit të ri akademik 2012/ 2013, po ashtu ceremonia më madhështor ishte edhe gjatë përurimit të Kampusit të ri të UBT, pran magjistrales Prishtinë-Shkup, 8 km larg Prishtinës.
UBT gjatë këtij viti ndau edhe çmime : për stafin akademik , për profesorin Philip Kotlerin dhe nderoim me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i UBT, “Leadership Excellence Award”, për Senatorin Robert Dole, i ndan mirënjohje nderi: “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Aëard”, për Kryetarin Shukri Buja, si me çmimin “Leadership Excellence Award”.
Në bazat të përcaktimeve të deritanishme, UBT është orientuar drejtë vlerave të reja, në fushat e ndryshme akademike dhe shkencore.