UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Odën e Avokatëve të Kosovës

04/05/2018

UBT ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Odën e Avokatëve të Kosovës, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në të mirë të dy institucioneve dhe në shërbim të qytetarëve. 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, UBT dhe OAK do të përfshihen në asistimin, promovimin, përkrahjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativo-arsimor, hulumtues dhe shkencor, pastaj do të përfshihet dhënia e kontributit në zhvillimin e konferencave, trajnimeve, takimeve dhe raporteve hulumtuese, përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta.

Marrëveshja parasheh edhe shkëmbimin e ekspertëve dhe përvojave në fusha të caktuara, si dhe ofrimin e mundësisë që studentët e UBT-së të kryejnë praktikën në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e avokatëve kosovarë, e cila vepron si e pavarur nga organet shtetërore.

Organizatat ndërkombëtare që kanë qenë duke punuar në Kosovë (OSBE, ABA/CEELI, AER dhe Këshilli i Evropës), rithemeluan OAK-në pas luftës dhe kuvendi i parë i saj ishte mbajtur në vitin 1999.

Në mënyrë që një person të ushtrojë profesionin e avokatit ai/ajo duhet të jetë anëtar i OAK-së.