UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Mjekësisë, në Tiranë

10/11/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, në Tiranë, prof. dr Arben Gjata, në cilësinë e udhëheqësve të këtyre dy institucioneve, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë.

I pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte edhe drejtori i Fakulteteve të Shkencave Mjekësore në UBT, prof. dr Fitim Alidema.


Kjo marrëveshje parasheh realizimin e vizitave të ndërsjella studimore, kryerjen e hulumtimeve të përbashkëta nga stafi akademik dhe studentët e këtyre institucioneve, mbi çështje që lidhen me të gjitha problematikat aktuale të degëve të ndryshme të mjekësisë, si dhe gjenerimin e dijeve, kompetencave dhe ofrimin e ekspertizave profesionale nga të dy institucionet.

 

Në UBT gjenden laboratorët më modern e të sofistikuar në vend dhe më gjerë, të pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme, të cilat u mundësojnë studentëve kryerjen e të gjitha punëve praktike brenda Qendrës së Mjekësisë në UBT, kështu duke i përgatitur ata profesionalisht për tregun e punës.

 

UBT e ka të akredituar programin e Infermierisë, të Stomatologjisë dhe atë të Farmacisë, ku mund t’i vijojnë studimet të gjithë studentët në nivelin bachelor.