UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimin me Agjencinë Zhvillimore Rajonale për Perëndimin
24/07/2012
Prishtinë, 24 korrik 2012 – Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me institucione të shumta vendore dhe ndërkombëtare, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe drejtoresha ekzekutive, në Agjencinë Zhvillimore Rajonale për Perëndimin, znj. Lemana Hatashi, zhvilluan një takim të rëndësishëm dhe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunim ndërinstitucional.
Më konkretisht, kjo marrëveshje parasheh mundësin e bashkëpunimit ndërinstitucional si në projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, shkëmbimin e eksperiencave nga fushat e ndryshme me qëllim të bashkëpunimit sa më profesional , organizimin e simpoziumeve dhe konferencave ndërkombëtare, etj ”, theksoi Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe Agjencinë Zhvillimore Rajonale për Perëndimin ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është inicuar nga të dy palët.
Po ashtu në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e këtij institucioni.