UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Varshavës

06/02/2013

 

Prishtinë, 6 shkurt  2013 – Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë të Universitetit të Varshavës, ka qëndruar  për një vizitë dyditore në Poloni.

 

Përveç tjerave, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe  Prorektorja për Çështje Akademike  në Universitetin e Varshavës, në Poloni , Prof. Marta Kicinska- Habiovr, zhvilluan një takim të përbashkët dhe të  rëndësishëm  në objektin e  Universitetit  të Varshavës,  dhe duke u bazuar   marrëveshje e nënshkruar bilaterale për bashkëpunim ndërinstitucional.

Më konkretisht,  kjo marrëveshje parasheh  mundësimin  e bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit: (bahcelore, master dhe atë të doktoratës), si dhe  shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve,   projekte të  përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë,   zbatimin e përbashkët të programeve studimore, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe  Universitetin të Varshavës,   ka filluar edhe më herët përmes projektit “Erasmus Mundus”, për shkëmbim të studentëve dhe stafit.

 

z. Hajrizi,  gjatë  kësaj  vizite  dhe  takimet  e njëpasnjëshme që i zhvilloi   me menaxhmentin më të lartë në Universitetin e Varshavës, u njoh me zhvillimet në këtë institucion, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete.

 

Përveç marrëveshjes, gjatë kësaj vizite dy ditore , Rektori i UBT-së Dr. Hajrizi, me ftesë të menaxhmenti të universitetit në fjalë,   ka mbajt  edhe një ligjëratë publike  para studentëve dhe stafit të Universitetit të Varshavës, me temën “Aspektet politike, ekonomike dhe inovacioni në Ballkanin Perëndimorë dhe në veçanti Republika Kosovës”. Ligjëratë e mbajtur, të  Prof. Dr. Edmond Hajrizit,  para studentëve edhe stafit akademik   të Universitetin e Varshavës, mund ta gjeni të publikuar të publikuar si më poshtë.

Po ashtu Presidenti i UBT-së, Dr. Hajrizi, u taku edhe me Prof. Dr. Edward Halizak, Drejtor i Institutit për Marrdhënie Ndërkombëtare, dhe biseduan për  projekte për vitin që po kalojmë.

 

Universitetit i Varshavës është  themelura në vitin 1816, dhe sot renditët në 4% të Universiteteve të kategorisë botërore.  Kurse  shtypi polak e renditë si universitetin numër një në vend. Është Universitet gjithëpërfshirës publik, dhe më i madhi  në vend, me 54 mijë studentë, 3500 staf akademik dhe ligjërues, ka  bashkëpunim ndërkometar me përmasa botërore,  me 240 marrveshje bashkëpunimi universitar në 54 vendeve botërore,   me 1000 marrveshje në kuadër të programin “Erasmus Mundus”, të Unionit Evropian,  dhe është  antëtar  aktiv në kuadër të këtij projekti.

 

Ligjërata e mbajtur, të  Prof. Dr. Edmond Hajrizit,  para studentëve edhe stafit akademik   të Universitetin e Varshavës

 

 

DEMOKRATIZIMI I  BALLKANIT  SI GJENERUES I DEMOKRATIZIMIT  TË  KOSOVËS

 

Prof. Dr.  EDMOND HAJRIZI

 

Gjeopolitika e Ballkanit

 

 Çështja e  raporteve në Ballkan dhe kauzalitetit të Kosovës me BE dhe BN,  mund të Kuptohet, krahas specifikave etnike,  para së gjithash edhe  me kuptimine ligjshmërive gjeopolitike në të cilat bazohen parimet dhe funksionimi raporteve të shteteve edhe kombeve brenda Ballkanit . Këto raporte pastaj diktojnë bashkëpunimin regjional dhe ndërkombëtar deri në nivelin global. Duke u bazuar në këto premisa krijohet strategjia e  politikave shtetërorë përmes të cilave më lehtë  mundemi ti ju shmangemi kurtheve që në këtë proces  u paraqiten  gjatë konflikteve të fundit të cilat nuk janë mbyllur në përputhje  me interesat  gjeopolitike që do të diktojnë në prioritete strategjike të fuqive të mëdha karshi vendeve të Ballkanit.  Gjeografia e shteteve dhe kombeve të Ballkanit direkt ka ndikuar në historinë e saj, ndërsa historia pastaj ka ndikuar në bashkëveprimin e pandashëm me interesat gjeopolitike në formësimin mentalitetit dhe përmes tij në strategjinë   e veprimeve politikave nacionale.

 

 

Konkretisht  gjeopolitika ka për qëllim themelor të forcoj shpjegimin racional pse gjërat ishin të atilla çfarë kanë qenë, dhe në bazë të tyre të parashikohet skenari më I mundshëm I ngjarjeve të ardhshme dhe proceseve brenda rrjedhave të caktuara në Ballkan. Duhet nxitur BE ,të mos toleroj  mosnjohjet e ndërsjella. Në këtë kontekst ,shtetet e Ballkanit, dhe Kosova duhet të mësojnë nga gabimet e veta sikurse që BE duhet rishikuar politikat  e veta duke kërkuar që  njohjet e ndërsjella të bëhen bazë  mbi të cilat duhet domosdoshmërish ët zgjidhen  sa më herët çështjet e hapura, duke përmbushur e standardet, duke mos toleruar urrejtjet . Relaksimi i raporteve të shteteve dhe kombeve në Ballkan duhet të jetë pasojë e demokratizmit të përgjithshëm në Ballkan ,veçmas Serbisë. Ballkani ka nevojë për reforma të mëdha dhe të jashtëzakonshme, meqë deformimet të pushtetit siç janë;  korrupsioni , krimi im organizuar, mungesa e transparencës, politizimi administratës dhe ngushtimit të vazhdueshëm të mediave duhet ti takojnë të kaluarës. Në Ballkan duhet rishikuar edhe politikat e deritanishme nacionale por edhe te BE karshi disa shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ngase as Ballkani nuk është siç ka qenë por edhe  zhdukja e blloqeve ideologjike ka ndryshuar edhe raportin e fuqive të mëdha karshi Ballkanit dhe veçmas Kosovës që po shihet edhe  me strategjitë, ekonomike ,politike  dhe  energjetike të shteteve të mëdha  në regjion.

Respektimi  i kritereve të barabarta të shteteve të Ballkanit si standard për konkurrimin  në BE

 

Ngjarjet aktuale  na bëjnë  ti kushtojmë kujdes të veçantë rastit të Serbisë, ngase është gjenerues i të gjitha sfidave të konfliktit të djeshëm dhe bashkëpunimit dhe pajtimit të sotshëm dhe nesërm  në Ballkanin  Perëndimor. Problemi qëndron në faktin se Serbia zbaton kritere tjera për pakicat  e veta , ndërsa kërkon kritere shumë më të favorshme për pakicën serbe jashtë Serbisë. Në këtë kontekst duhet zgjidhur çështjet bilaterale të trashëguara nga  e kaluara, veçmas raportet ndëretnike dhe çështja e njohjes së statusit të Kosovës së ë pavarur. Kjo nënkupton  inkluzivitetin e bashkëpunimit regjional, përkatësisht gjetjes së mënyrës që Kosova të merr pjesë në bashkëpunimin regjional si partnere i barabartë. Sa i përket kritereve ekonomike dhe ligjore duhet konstatuar se Ballkani dhe Kosova në periudhën e kaluar kanë pasur sukses  kryesisht për të ruajtur një stabilitet  makroekonomik përkundër krizë globale. Përveç kësaj shtetet e Ballkanit me aprovimin e mjaft ligjeve siç është ai për restituimin e pronës ,harmonizimin  e ligjeve nacionale me ato të BE, ka bërë përparim të dukshëm në procesin  e ndërtimit të ekonomisë  s ë tregut. Duhet parë s e sa do të zhvillohet dinamika e reformave në  pavarësimin e pushteteve ,veçmas gjyqësorit. Ndërsa, kur është në pyetjet tregu i punës mund të konstatohet se është njëri nga problemet  më vendimtar të ekonomisë së Ballkanit por gjithësi pika më neuralgjike e Kosovës e cila ka rreth 45% nivelin e papunësisë ndërsa ,papunësia e  shteteve tjera të Ballkanit sillet mes 15-20% të popullatës  ekonomikisht aktive. Mes të papunësuarve janë kryesisht të rrinjët nën moshën 30 vjeçare me shkollë të mesme dhe fakultetet ,që tregon s e ekziston diskrepancë mes sistemit arsimor dhe nevojës absorbuese të tregut të punës. Përpos kësaj edhe politika joadekuate tatimore në fushën e fitime po paraqitet si pengesë zhvillimore, politika  pensionale dhe iformaliteti ekonomik që krahas pasojave  në rritjen e varfërisë ka edhe rritje rapide të ekonomisë së zezë . Krejt kjo imponon nevojën për reforma për të  përparuar aftësinë e ekonomive nacionale që të përballoj presionin  e tregut . Vlerësimet janë se problemet janë shkaktuar për arsye të mungesës së stimulimit të ekonomisë, ndikimi i madhe  i shtetit në ekonomie, privatizimi jo zhvillimor, përforcimi i furnizimeve e publike dhe jofleksibilieti i tregut të tregut të punës.

 

Normalizimi i raporteve mes shteteve të Ballkanit si parakusht i normalizimit të raporteve mes  Kosovës dhe Serbisë

 

Raportet mes shteteve të Ballkanit ende nuk janë konsoliduar plotësisht ,madje mes disa shteteve ke edhe  çështje të hapura. Të gjitha këto ndikojnë edhe në raportin e Kosovës me Serbinë pavarësisht përpjekjeve që po bëhen kohët e  fundit. Por ,objektivisht Kosova është bërë kusht vendimtarë që Serbia të përparoj në procesin e integrimeve evropiane. Mund ti veçojmë disa prioritete që ndikojnë në krijimin e ambientet të mirëfilltë të ndërlidhura me zbatimin e marrëveshjeve të arritura kohë më parë. Në këtë kontekst zgjidhja e çështjeve praktike në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut është kusht për çdo përparim në rrugën drejt BE që  thuhet në rekomandimin e  Komisionit evropian. Kjo do të thotë se Serbia duhet njohur pavarësinë e Kosovës,  siç kanë vepruar  shumica dërmues e BE dhe duhet arritur marrëveshje të konsiderueshme  rreth çështjes ë hapur në veri meqë ajo me zbatimin e IBM  de facto e ka njohur shtetin e Kosovës.