UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me shkollën profesionale, “Design Factory International” të Hamburgut

21/03/2019

Rektori i UBT-së, prof dr Edmond Hajrizi dhe Jesta Brouns, udhëheqëse e shkollës profesionale, “Design Factory International”, në Hamburg të Gjermanisë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, me qëllim të fillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ky memorandum do të sjellë përfitime të shumta për të dy institucionet, e veçanërisht për studentët, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë nga programet e mobilitetit, që do të ofrohen për studentët e të dy institucioneve.

 

Palët janë pajtuar që përmes kësaj marrëveshje të fillojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e informacioneve që kanë të bëjnë me aktivitetet e fakulteteve dhe fushave tjera me interes, promovimi i aktiviteteve të përbashkëta, me theks të veçantë tek projektet e financuara ndërkombëtarisht, shkëmbimi i studentëve dhe stafit të të dy institucioneve për një semestër ose edhe periudha më të gjata kohore.

 

UBT ka nënshkruar më shumë se 300 marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe kolegje të njohura ndërkombëtare, me qëllim që prej tyre të përfitojnë studentët e UBT-së, por edhe te universiteteve partnere.