UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin Prokurorial të Kosovës
02/03/2022Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.
Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit mes dy institucioneve, studentëve të Fakultetit Juridik në UBT iu mundësohet zhvillimi i vizitave studimore në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe në prokuroritë e Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera, ky memorandum bashkëpunimi parasheh prezantimin e temave të veçanta që ndërlidhen me fushën e drejtësisë, gjenerimin e rasteve të studimit për mësimdhënie, si dhe fusha tematike për hulumtim me interes të përbashkët nga ekspertë dhe profesionistë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ky bashkëpunim mes UBT-së dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, studentëve do t’iu mundësojë mbajtjen e shumë simpoziumeve dhe seminareve profesionale të përbashkëta, debate të ndryshme, si dhe do t’iu ofrojë literaturë shkencore shtesë për fushën e drejtësisë.