UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Peace Corps”

06/10/2021

UBT ka nënshkruar një kontratë me “Peace Corps” për trajnimin e stafit të kësaj organizate në fushat që ndërlidhen me menaxhimin, udhëheqjen dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

 

Pandemia covid-19 përveçse ndryshoi botën, poashtu pati ndikimin e saj edhe në punën e përditshme të njerëzve, duke detyruar një pjesë të të punësuarve të punojnë nga distanca. Efektet e kësaj pandemie ishin të mëdha duke qenë edhe sfiduese e stresuese për shumë të punësuar.

 

Në kuadër të kësaj, UBT ka krijuar module të veçanta të trajnimit për të menaxhuar me sukses këto sfida. Për ta menaxhuar punën virtuale në mënyrë profesionale, UBT organizon trajnimin udhëheqja e ekipeve virtuale dhe në distancë.

 

“Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe puna në largësi” si dhe “Menaxhimi i stresit” janë dy prej moduleve që do të ofrohen për punëtorët e organizatës “Peace Corps” gjatë këtyre trajnimeve.

 

Ndërsa qëllimi i trajnimit për menaxhimin e stresit është që t’i pajis pjesëmarrësit me njohuri të përgjithshme të aspekteve të stresit, shkaqeve të tij, reagimet e mundshme ndaj tij, si dhe mënyrat e ballafaqimit me të. Pjesëmarrësve në mënyrë të posaçme do t’iu bëhet me dije për ndikimin që kushtet e punës dhe mungesa e burimeve njerëzore kanë tek individët dhe në organizatë.

 

UBT, poashtu do të mbajë konsultime me stafin e “Peace Corps” lidhur me ngritjen e kapaciteteve profesionale të tyre si dhe do të ofrojë këshilla sesi ata mund ta bëjnë planin e zhvillimit personal.