UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kosovo Architechture Foundation

31/01/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Fondacionit Kosovar të Arkitekturës (Kosovo Architechture Foundation), Bekim Ramku.

 

Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, së bashku me Kosovo Architechture Foundation, studentëve të UBT-së, do t’iu mundësojë vizita studimore në Qendrën Leventhal për Urbanizëm të Avancuar dhe Shkollën e Arkitekturës + Planifikimit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (Massachusetts Institute of Technology).

 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kosovo Architechture Foundation do të jap kontribut në kurrikulën moderne të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, rreth hartës dhe analizave të të dhënave urbane, teksa do të organizohen shumë trajnime online që do t’i kontribuojnë jashtëzakonisht shumë studentëve në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

 

Ky bashkëpunim do të kontribuojë shumë në zhvillimin e projekteve, studimeve të ndryshme dhe zgjidhjeve të ofruara për problemet urbanistike përmes metodologjive dhe mjeteve bashkëkohore në fushën e hartës urbane dhe analitikës së të dhënave.

 

Ky projekt synon të trajnojë gjeneratën e ardhshme të arkitektëve dhe planifikuesve urbanë, të cilët në UBT janë të shumtë në numër, përmes mjeteve dhe metodave, si dhe vizualizimit bashkëkohor analitik hapësinor.