UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit
04/07/2024Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje synon zhvillimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta për zhvillim ekonomik, urban dhe industrial të Komunës së Prizrenit, si dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.
Në këtë projekt të rëndësishëm janë të përfshirë gjithashtu GIZ dhe ITP, duke sjellë një bashkëpunim të gjerë dhe të diversifikuar. UBT do të ofrojë bursa studimi për të gjithë studentët e Komunës së Prizrenit që do të përcaktohen me vendim të veçantë, duke kontribuar kështu në edukimin cilësor të rinisë së Prizrenit.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përparimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Prizrenit, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe për komunitetin në përgjithësi.