UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Istogut

27/02/2020

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi dhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj, në emër të institucioneve që drejtojnë. kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

 

Kjo marrëveshje siguron bashkëpunimin në hartim të projekteve për zhvillim ekonomik, urban dhe industrial të kësaj komunë, projekte që do të gjejnë zbatim edhe në praktikë.

Gjithashtu, drejtuesit e dy institucioneve janë pajtuar në organizimin e aktiviteteve që janë në interes të përbashkët, që kanë të bëjnë me shkencën, inovacionin dhe jo vetëm.

 

Ndërkaq, UBT do të ndihmoj Komunën e Istogut në dhënien e ekspertizave profesionale me qëllim të arritjes së një shkalle të suksesshme të ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe zhvillimore, veçmas në ide, projekte, pilot-projekte etj.