UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Euroaditiv për zhvillimin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës
31/01/2025Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi me kompaninë italiane Euroaditiv, e cila është përfaqësuese e aditivëve dhe shtesave mineralogjike në industrinë e ndërtimit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Prof. Visar Krelani, dhe Z. Elhami Rexhi, udhëheqës i kompanisë Euroaditiv, në praninë e koordinatores së fakultetit, Blertë Retkoceri.
Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e lidhjes mes akademisë dhe industrisë, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të fakultetit, si dhe duke ofruar qasje në pajisje të avancuara për testimin e materialeve të ndërtimit.
Po ashtu, kjo marrëveshje synon të ndihmojë studentët të fitojnë njohuri praktike në fushën e prodhimit të betonit dhe përbërësve të tij. UBT, si institucion lider në edukimin inxhinierik dhe inovacionin në ndërtimtari, vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë, duke sjellë standarde të reja në industrinë e ndërtimit dhe infrastrukturës në Kosovë.