UBT në Bujanoc – Mundësi reale për arsim cilësor dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë shqiptarë

10/04/2025

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar arsim cilësor dhe mundësi të shumta zhvillimi për të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qendra e Karrierës e UBT-së ka zhvilluar një sesion informues në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku u prezantuan programet më të avancuara të studimit që UBT ofron në nivel bachelor dhe master.

Pjesëmarrja e maturantëve ishte mbresëlënëse, ndërsa interesimi i tyre për të qenë pjesë e UBT-së dëshmon se të rinjtë nga Bujanoci janë të gatshëm të ndërtojnë të ardhmen e tyre nëpërmjet dijes dhe inovacionit.

UBT ofron:

  • Programe të avancuara studimore të përshtatura me kërkesat e tregut të punës;
  • Bursa atraktive studimi për nxënësit e dalluar dhe të rinjtë nga Lugina e Preshevës;
  • Mobilitet ndërkombëtar në kuadër të Erasmus+, me mundësi shkëmbimesh akademike në universitetet më prestigjioze të Evropës.

Ky sesion ishte një tjetër dëshmi se UBT nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për përfshirje, mundësi dhe përkrahje për të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen.