UBT nderohet me mirënjohje nga komuna e Lipjanit

19/12/2018

Për kontributin e dhënë në aktivitetin e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën – Lipjanin”, komuna e Lipjanit, konkretisht Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka nderuar UBT-në me mirënjohje si rezultat i përkrahjes së institucioneve përkatëse në realizimin e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit.

 

Gjithashtu, mirënjohja i është ndarë UBT-së për punën dhe kontributin e dhënë në edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve të kësaj komune për çështjet mjedisore.

 

Në kuadër të fushatës për mjedis të pastër në Lipjan, ekspertët e çështjes, njëherësh edhe ligjërues në UBT kanë mbajtur ligjërata tematike, të cilët edhe kanë dhënë rekomandime dhe mesazhe sensibilizuese. Ata për nxënësit dhe studentët lipjanas zhvilluan edhe diskutime mbi temat që ata kanë trajtuar.