
UBT ndërlidh bashkëpunimin me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
20/02/2025UBT ndërlidh bashkëpunimin me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, duke forcuar lidhjen mes arsimit dhe sektorit të biznesit, si dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillim profesional, akademik dhe ekonomik.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Kryetari i Degës së Unionit në Kosovë, Shkelzen Jusaj.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes arsimit dhe sektorit të biznesit, duke nënvizuar se UBT vazhdon të jetë një mbështetës i fuqishëm i bizneseve, ndërmarrësve dhe iniciativave të diasporës.
“UBT ka qenë dhe mbetet një nga mbështetësit kryesorë të bizneseve, ndërmarrësve dhe iniciativave të diasporës, duke u angazhuar vazhdimisht në fuqizimin e ekosistemit të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreh Rektori Hajrizi
Palët angazhohen për mbështetje të ndërsjellë në promovimin e biznesit dhe arsimit, organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve profesionale, përkrahjen e inovacionit dhe sipërmarrjes, si dhe forcimin e lidhjeve mes studentëve dhe komunitetit të biznesit.