UBT ndan qindra bursa për studentët e dalluar

04/03/2019

Studentët e UBT-së janë ndër më të suksesshmit në tregun e punës, jo vetëm për cilësinë dhe kriterin e lartë të studimeve, por edhe për shkak të motivimit dhe përkrahjes që institucioni e ka dhënë për studentët përgjatë gjithë viteve të studimeve.

 

UBT çdo vit shpërblen me bursa studimi studentët e vet të dalluar, të cilët gjatë një viti akademik kanë arritur minimumi notën mesatare 9.0. Po ashtu, UBT ka ndarë bursa edhe për studentët që i takojnë kategorive të parapara me rregulloren e institucionit.

Kësisoj, institucioni ka ndihmuar dhe lehtësuar edhe barrën që rëndon familjet kosovare për shkollim të fëmijëve, me ç’rast falë këtyre bursave familjet kosovare kanë kursyer rreth 1 milion e 400 mijë euro, duke bërë kështu më të lehtë dhe më motivues studimin për studentët e vet.

 

Përveç bursave, UBT i ka ndihmuar qindra studentë që të pranohen dhe të vijojnë studimet nëpër universitet më prestigjioze ndërkombëtare, prej ku po kthehen me kompetenca të larta dhe me dëshirë të madhe për të dhënë kontribut për Kosovën.