UBT mori pjesë në trajnimin tre ditor në projektin QUADIC në kuadër të Erasmus+
02/04/2021UBT ka marrë pjesë në trajnimin për shkrimin e projekt-propozimeve dhe platformës së menaxhimit të projektit, në kuadër të projektit QUADIC, mbështetur nga Erasmus+, në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Nën udhëheqjen e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, në ditën e parë UBT u përfaqësua nga Naim Preniqi, Muhamet Gërvalla dhe Elinda Krasniqi, nga ku në këtë trajnim bashkë me universitete partnere trajtuan çështje që kanë të bëjnë me politikat e BE-së, projektet, hartimin e tyre, shkrimin e propozimit, buxhetin dhe paraqitjen, si dhe zhvilluan pjesën praktike përmes dy punëtorive.
Në ditën e dytë të këtij trajnimi, UBT u përfaqësua nga Hasan Metin, Erëza Hasani dhe Betim Gashi, ku ky i fundit u shpjegoi përfaqësuesve të universiteteve partnere pjesën e platformës virtuale në ngritjen e kapaciteteve të stafit përmes aplikacionit softuerik të UBT-së. Ky aplikacion do të përdoret gjatë implementimit të këtij projekti.
Në ditën e tretë të trajnimit për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve, të mbajtur në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, UBT u përfaqësua nga Naim Preniqi, Kaltrina Sylaj dhe Elinda Krasniqi.
Në këtë ditë është mbajtur takimi i Bordit të Cilësisë, në të cilën është bërë një përmbledhje e gjithë trajnimit, nga ku u falënderuan të gjithë partnerët nga Kosova dhe Shqipëria, në veçanti ata ndërkombëtarë.
Projekti QUADIC synon që të përmirësojë menaxhimin dhe funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë, duke qenë kështu prioritet rajonal për Ballkanin Perëndimor, si një përparësi kumulative për të gjitha vendet.