UBT mori pjesë në takimin dy ditor të platformës për industrinë e gurit natyror në Ballkan – BKSTONE

29/12/2021

UBT ka marrë pjesë në takimin dy ditor të platformës së ndërmarrjes për nxitjen, modernizimin dhe rritjen e qëndrueshme në industrinë e gurit natyror në Ballkanin Perëndimor – BKSTONE, në kuadër të programit Erasmus+.

 

UBT u përfaqësua nga profesorët Zejnulla Rexhepi, Safete Veliu dhe Sadije Deliu, të cilët diskutuan me pjesëmarrësit e universiteteve partnere për zbatimin e përmbajtjes dhe burimeve mësimore për përmirësimin e edukimit në sektorin e gurit natyror, prodhimin teknik të materialeve mësimore, si dhe për detaje të tjera lidhur me hartimin e udhëzuesit të cilësisë, faqen e internetit të projektit, punëtoritë në vendet partnere të Ballkanit e promovimin në panairet ndërkombëtare.

 

Në këtë takim dy ditor, morën pjesë universitetet partnere të projektit si: Polytechnique University of Tirana, UBT, University of Prishtina, University of Mostar, Mediterranean University of Montenegro, Transylvania University of Brasov, University of Gjirokastra, si dhe Scuola Edile Padova.

 

Përmes këtij projekti adresohen nevojat e vendeve të Ballkanit për edukim në lidhje me përdorimin e një burimi natyror si guri, i cili është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në vendet e Mesdheut.