UBT mori pjesë në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

07/12/2022

Qendra e Karrierës, Departamenti për Produkte dhe Shërbime Profesionale, si dhe administrata e Shkollave të Mesme në UBT, morën pjesë në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022.

UBT mori pjesë duke promovuar vlerat e një institucioni dinamik akademik që po zhvillohet në vazhdimësi, duke gjeneruar vende të reja pune, ndërsa për studentët dhe të diplomuarit e UBT-së, si mundësi punësimi.

Në këtë panair morën pjesë mbi 230 biznese, kompani dhe institucione publike dhe private, me qëllim të promovimit të vendeve të lira të punës dhe mundësive të tjera.