UBT mori pjesë në ngjarjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të kompanisë RI Group në Itali

26/02/2024

UBT mori pjesë në ngjarjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të kompanisë lider në botë RI Group, e cila merret me ndërtime të objekteve të ushtrisë të ashtuquajtura “module”.

Në këtë ngjarje mori pjesë dekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Prof. Visar Krelani, i cili në emër të UBT-së dhe Rektorit, Prof. Dr. Edmond Hajrizi falënderoi organizatorët.

“Jemi shumë afër me Italinë dhe me Rajonin e Salentos dhe si akademi do të përparojmë së bashku duke krijuar “module” ndërmjet, jo vetëm universiteteve të Salentos dhe UBT-së, por edhe me industrinë duke ndërlidhur edhe popujt”, ka thënë Krelani.

Në këtë ngjarje kishte pjesëmarrës me nga Shkolla e NATO-s në Romë, Universiteti i Salentos, përfaqësues nga Qeveria Italiane, Ambasadat e ndryshme, Bashkimi Evropian, komunitetet e ndryshme Ebraike, Vatikani, etj.

UBT mori një vend të veçantë në këtë takim ku u prezantua për vlerat dhe rëndësinë që po krijon, si shembull Smart City UBT, ku paraqet ide që Kompania RI Group dhe NATO marrin si shembull për shkak të mundësisë së aplikimit edhe në vende të ndryshme.

Në saje të kësaj, u realizuan takime me Universitetin “LINK” ku veçse ka filluar shkëmbimi i ideve dhe po ashtu u realizua edhe një takim me Shkollën Profesionale Italiane me degë në Lecce, ku u ofruan shkollime falas për studentet dhe nxënësit e UBT-së të cilët mund të punësohen në vende të ndryshme, dhe jo vetëm në Itali.

Profesori Krelani po ashtu kishte rast të takonte dhe të diskutonte për mundësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare, me Prof. Giulio Tremonti, ish-ministër i Ekonomisë në disa Qeveri italiane dhe tani Përfaqësues i Komisionit të Politikave të Jashtme.