UBT mori pjesë në eventin “Fashion Revolution”

01/11/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ishte pjesëmarrës në eventin “Fashion Revolution”, të organizuar nga UNDP Kosovo, Ambasada e Finlandës në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, në Termokiss, zhvilluar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

 

Në këtë event, pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ambasadorja e Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, ambasadorja e Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, si dhe pjesëmarrës të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

Në këtë event, mori pjesë edhe profesoresha e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Afërdita Statovci, në një panel dizajnerësh të rinj, që përmes Fashion Revolution synojnë të ulin presionin e industrisë së modës në planet, duke recikluar materialet me një qasje pa mbeturina.

 

Ky event është realizuar në mbështetje të fushatës për vetëdijësimin ndaj ndryshimeve klimatike, e cila është e fokusuar në modën recikluese duke shfaqur nevojën për uljen e ndotjes së mjedisit.