UBT, model për studim cilësor

06/12/2017

 

Gjallëria që vjen nga punimet, projektet dhe puna praktike e studentëve të UBT-së, bën që sallat për lexim, bibliotekat, madje edhe hollët e të gjitha objekteve, të jenë të stërmbushura me studentë të të gjitha fakulteteve, të cilët janë pasuri e shtuar për këtë institucion.

 

Dyert e UBT-së qëndrojnë të hapura që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në mbrëmje, pasi kërkesat e studentëve për të mësuar gjatë gjithë ditës janë të mëdha, gjë që dëshmon se në këtë institucion mësimi dhe studimi nuk përfundon me përfundimin e orëve të ligjëratave.

 

Megjithatë,  studentët nuk janë të vetmit të angazhuar gjatë tërë kohës, bashkë me ta qëndrojnë edhe profesorët e tyre, të cilët janë të hapur dhe në gjendje për t’i ndihmuar e këshilluar ata çdoherë. Prandaj, bashkimi i studentëve të etur për dije, i profesorëve të përgatitur e komunikues dhe i kushteve moderne që posedon UBT, bëjnë që rezultati të jetë ky që është sot, mijëra të rinj të diplomuar dhe të përgatitur maksimalisht për tregun e punës, që po shërbejnë si ambasadorët më të mirë për promovimin e cilësisë së UBT-së.

 

https://www.youtube.com/watch?v=llw6lrmKkcI&feature=youtu.be