UBT mori pjesë në takimin përmbledhës të projektit MDTV

28/09/2021

Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në takimin përmbledhës të projektit MDTV në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës të Shqipërisë.

 

Në këtë takim UBT u përfaqësua nga drejtori i Zyrës së Projekteve në UBT, prof.dr Naim Preniqi, i cili vlerësoi rolin e këtij projekti tek universitetet pjesëmarrëse.

 

Ai potencoi se në të ardhmen ky projekt do të jetë vlerë e shtuar për stafin dhe studentët, duke ofruar kuadro profesionale në fushën e multimediave digjitale, radios dhe televizionit.

 

Në këtë takim përveç UBT-së, pjesëmarrës ishin edhe universitete nga vendi, rajoni, si dhe universitete nga Bashkimi Evropian.

 

Përmes këtij projekti UBT është furnizuar me mjetet më të fundit të teknologjisë për fushën e multimedias digjitale, duke kompletuar laboratorët e multimedias, si dhe duke ndihmuar studentët në kryerjen e punës praktike me teknologjitë më të reja të kohës.