UBT merr pjesë në punëtorinë e VTech Project për AR/VR Technology
01/03/2021Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga VTech Project në Universitetin Polis të Tiranës, ku bashkë me universitete tjera partnere kanë ndarë të përvojën mbi përdorimin e teknologjive AR/VR në mësimdhënie në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Koncepti i Teknologjisë Virtuale u prezantua për herë të parë në universitetet e Ballkanit Perëndimor, si një mjet për përshpejtimin e modernizimit të universitetit i cili kontribuon në zhvillimin e shoqërisë së drejtuar nga njohuritë.
Projekti VTech synon rritjen e cilësisë dhe nivelit të efikasitetit në mësimdhënie dhe ruajtjen e njohurive përmes metodave interaktive të të mësuarit, kështu duke kontribuar në rritjen e aftësive dhe ndërtimin e mëtejshëm të shoqërisë digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
UBT është një kontribues i madh në zhvillimin e teknologjisë virtuale në vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi që vitin e kaluar ka arritur që të bëhet institucioni i parë arsimor që tërë procesin edukativ e vendos në platformën e realitetit virtual.