UBT merr pjesë në Kick-Off Meeting të projektit CORE-ED ACADEMY
23/01/2025Dekania e Fakultetit të Psikologjisë, Prof. Deniz Çelçima dhe Prodekania e Fakultetit të Juridikut, Prof. Egzona Osmanaj, po përfaqësojnë UBT-në në ngjarjen e rëndësishme “Kick-Off Meeting” të projektit CORE-ED ACADEMY. Takimi po mbahet në Universitetin Luarasi, në Tiranë.
Gjatë këtij takimi dyditor, partnerët e projektit po trajtojnë tema kyçe si prezantimi i qëllimeve dhe planit të punës së projektit.
Profesoresha Osmanaj dhe Çelçima, me përvojën e tyre të pasur akademike dhe përkushtimin profesional, do të kontribuojnë në diskutimet dhe planet strategjike të projektit, duke prezantuar rolin dhe ekspertizën e UBT-së në zhvillimin e arsimit të lartë dhe inovacionit.
Ky projekt synon të krijojë një akademi CORE-ED që përmirëson kompetencat dhe ndikimin në sektorin e drejtësisë për të rinjtë, duke u fokusuar në qasjet ndërdisiplinare dhe inovative.
Pjesëmarrja e UBT-së në këtë projekt dëshmon edhe njëherë angazhimin e tij për të qenë lider në arsimin e lartë dhe në avancimin e kërkimit shkencor në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.