UBT mbyll vitin 2023 me suksese të jashtëzakonshme – ndër to edhe pesë marrëveshje me universitete ndërkombëtare për diploma të dyfishta
31/12/2023Në kuadër të bashkëpunimeve me rreth 500 universitete botërore, UBT këtë vit ka bërë marrëveshje për programe të reja me diploma të dyfishta në fusha të ndryshme studimi: biznes, ekonomi, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe teknologji, shkenca politike, mekatronikë, agrikulturë, psikologji, arkitekturë, si dhe shëndetësi.
Të gjitha programet ndërkombëtare që i ofron UBT mundësojnë që studimet të ndiqen nga Kosova, pa pasur nevojë që studentët të udhëtojnë në vendet që dëshirojnë të studiojnë, por edhe mundësinë që pas dy apo tri vite studimi, vitin e fundit ta mbarojnë në universitetin partner.
Kjo mundëson që studentët e UBT-së të mund të zhvillohen në një mjedis vërtetë ndërkombëtar. Këto marrëveshje vijnë si një rezultat dhe konfirmojnë punën e madhe që bëhet në UBT me vite për të ofruar cilësi të lartë të programeve, infrastrukturë inovative dhe staf me kompetenca, por edhe çmimet dhe rangimet që UBT ka marr në vitet e fundit.
Kjo ka rritur besueshmërinë dhe kërkesën për bashkëpunime edhe më shumë në arenën ndërkombëtare.
“Çdo vit po rritet numri i studentëve ndërkombëtarë të cilët kanë interesim për diplomat e UBT-së dhe ato të dyfishta. UBT është bërë vendi ideal për shumë studentët ndërkombëtarë për studime dhe për punë praktike. Çmimi i arsyeshëm i studimeve dhe ekosistemi inovativ e bën UBT-në institucion të konkurrueshëm në arenën ndërkombëtare”, tha Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
UBT nisi programin e tij të parë të përbashkët para 20 vite, më 2003, së bashku me Universitetin e Vjenës për Teknologji dhe me Universitetin Oakland nga ShBA. Ky ka qenë edhe programi i parë në Kosovë me studime të përbashkëta dhe i ofruari i tëri në gjuhën angleze.
UBT natyrisht ka vazhduar mandej me universitete të tjera dhe me marrëveshje në Evropë, ShBA, Azi, Australi, Afrikë e Amerikë Latine.