UBT mbetet institucioni më i pavarur akademik në Kosovë
18/08/2023Në mbledhjen e fundit të Rektoratit të UBT-së, në prag të përgatitjeve të fundit për fillimin e vitit të ri akademik, bazuar në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, u konstatua se edhe këtë vit të gjitha lëndët mësimore në UBT mund dhe do të mbulohen nga stafi i vet i rregullt akademik.
Kjo tregon se UBT mbetet ende institucioni më i pavarur akademik në Kosovë. Me mbi 1000 staf të rregullt, prej tyre rreth 400 doktorë shkence të fushave të ndryshme, UBT plotëson tërë nevojën me mësimdhënës për të gjitha fushat e veta dhe tërë vëllimin akademik.
Kjo gjendje nuk është e rastësishme, por vjen si rezultat i strategjisë dhe punës së vazhdueshme të UBT-së që nga fillimi i ekzistimit në ngritjen dhe zhvillimin e kuadrove akademike në Kosovë konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar në këtë drejtim me qindra universitete prestigjioze ne botë.
Kjo ka bërë që UBT të jetë lider në raportin e numrit të stafit të rregullt dhe të studentëve.
Duke u bazuar në këtë indikator por edhe në komponentët tjera të cilësisë, UBT ka marrë çmime dhe rangime të ndryshme të larta ndërkombëtare. Në mesin e tyre është radhitur edhe nga EFQM, në 9 institucionet më të vlerësuara për cilësi dhe ekselencë në botë.
UBT me stafin e tyre tanimë kanë krijuar një ekosistem inovativ me çka e ka ngritur arsimin e lartë në Kosovë në nivele të larta në botë.
Përpos zhvillimit te stafit akademik për nevojat e veta, UBT ka ndihmuar dhe zhvilluar edhe staf akademik (studime te doktoratës, trajnime, e certifikime) për shumicën e institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë.