UBT mbetet institucioni lider i arsimit të lartë privat në mbarë trojet shqiptare në “Webometrics”

01/02/2024

UBT ka shënuar ngritje prej 3 mijë vende në renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë për vitin 2024 për nga numri i citimeve të publikimeve të stafit në platformën “Webometrics”, duke u renditur institucioni i dytë në Kosovë dhe i treti në trojet shqiptare.

Cybermetrics Lab, pjesë e Këshillit Kombëtar të Kërkimit Spanjoll, ka publikuar edicionin e tyre të vitit 2024 për renditjen e mbi 30,000 Institucioneve të Arsimit të Lartë në nivel global.

Ky sukses thekson një standard të lartë cilësie dhe zhvillimin e shkencës në kuadër të institucionit arsimor, shndërruar kështu në një pikë referimi për avancimin e njohurive shkencore në vend.

UBT vazhdimisht punon në aspektin e rritjes së standardeve të larta në arsim dhe hulumtim, duke kontribuar në rritjen e nivelit të njohurive shkencore në Kosovë dhe përtej saj.