UBT lider i implementimit të standardeve ndërkombëtar dhe evropiane në Kosovë

14/11/2020

UBT ka qenë gjithmonë prijës në implementimin e cilësisë dhe standardeve, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, i vlerësuar me çmimin më të lartë nga Këshilli i Ekselencës botërore, konkretisht nga Organizata e njohur për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM) me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje.

 

 

Gjatë gjithë kësaj kohe, UBT vazhdimisht ka kontribuar në zhvillimin e standardeve dhe cilësisë, ku edhe ka hartuar një sistem modern të sigurimit të cilësisë, i certifikuar në përputhje me kriteret e standardeve të sigurimit të cilësisë të ISO 9001: 2000, si dhe është vlerësuar nga ekspertë të jashtëm dhe nga një institucion i akredituar evropian dhe ndërkombëtar.

 

 

UBT vitin e kaluar ishte nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë, nën udhëheqjen e organizatës “Quality Kosova”, që drejtohet nga presidenti i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi. Aty u diskutua për mbështetjen dhe angazhimin shoqëror që duhet dhënë arsimit të lartë, teksa pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre mbi mënyrën e sigurimit të cilësisë.

 

 

Se UBT i kushton vëmendje dhe rëndësi të veçantë sigurimit të cilësisë, dëshmon fakti se ajo ka të themeluar Zyrën për Sigurimin e Cilësisë dhe Performancës. Kjo zyrë përcakton funksionet e të gjithë stafit në procesin e sigurimit të cilësisë dhe performancës, dhe harton një plan vjetor të zhvillimit, i cili parashikon indikatorët dhe kriteret për sigurimin e cilësisë.