UBT licencohet nga ETS si qendër testuese për ibt-TOEFL

27/06/2019

Duke e ditur nevojën e madhe dhe rëndësinë që ka testi TOEFL për regjistrim të studimeve brenda dhe jashtë vendit, si dhe, duke e pasur parasysh që në ditët e sotme është tejet e nevojshme për punësim dëshmia e njohjes së gjuhës angleze, UBT ka aplikuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret profesionale, për çka edhe është licencuar nga ETS.

Prej tash, UBT është ndër qendrat shumë të pakta në Kosovë që është certifikuar nga ETS, si CTAS (Certified Test Administration Service), si qendër testuese për ibt-TOEFL. Më shumë se 10,000 universitete, kompani dhe organizata, e njohin rezultatin e testit TOEFL, madje, edhe e përdorin si referencë të gjuhës, që ju ndihmon për të marrë vendime të mëdha, si pranimi në punë apo nisja e vazhdimi i studimeve.