UBT krijon Asociacionin e Studentëve të Diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi dhe Infrastrukturë
10/03/2021Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT ka krijuar Asociacionin e Studentëve të Diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi dhe Infrastrukturë.
Ky asociacion përfshin alumnin e angazhuar si në institucione publike ashtu edhe në ato private, duke hapur mundësi bashkëpunimi për sfida të reja, duke mos harruar studentët aktual dhe studentët e ardhshëm.
Në këtë takim, përveç inicimit të asociacionit u diskutua edhe për çështje të tjera, siç janë: aspekti i organizimit të studimeve, angazhimit për punën praktike të studentëve aktual në kompanitë që tashmë alumni është i kyçur, tutorimet për studentët, e çështje të tjera.
Studentët u ndanë të kënaqur dhe të lumtur me hapësirën që UBT është duke iu dhënë atyre përmes Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, për të dhënë idetë dhe kontributin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë.