UBT Kosova Robots rrëmbeu kupën e Evropës
06/05/2011
Në UBT për tre ditë më radhë u zhvillua Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”,
UBT Kosova – Robots rrëmbeu kupën e Evropës
Prishtinë, 06 maj 2011 – Për tre ditë më radhë në UBT, në Prishtinë, u zhvillua Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”, dhe sot më saktësisht më 6 maj 2011 u zhvillua edhe ndeshja e fundit – finalja.
Në finale u ndeshen dy ekipe si “UBT Kosova- Robots”, që e përfaqësoi Kosovën dhe ekipi ” Austro” përfaqësues për Austrinë.
Ndaj “UBT Kosova – Robots”, në finale e mposhti ekipin mysafire “Austron” me rezultat 3: 2 , dhe ekipi kosovar u shpallur fitues i Evropës në Futbollin për Robotë
Kjo ndeshje është zhvilluar në të ashtuquajturën ligë e madhe ose “EX tendet middle” .
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është shprehur kënaqur me mbarëvajtjen e këtij evropiani si dhe me suksesin e ekipit kosovar.
Po ashtu Kushtim Dragusha –Kapiteni i ekipit kosovare tha se arritja më e madhe është fitorja e ekipit ndaj “Austro”, ekipi i cili është në treshen e ma të mirëve në botë.
Në garë morën pjesë ekipe nga shtete të ndryshme, me traditë në fushën e robotëve, ndërsa Republikën e Kosovës e përfaqësoi ekipi “UBT-Kosova- Robots”.
Gara u organizua nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po ashtu, sponsor i garës është edhe kompania “Ipkofundacion”.
Të përkujtojmë edhe njëherë se gara në fjalë është organizuar dhe u zhvillua në UBT, Prishtinë.