
UBT Kosova- Robots fitoi edhe dy ndeshje
05/05/2011Në UBT po vazhdon Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”, nesër finalja
“UBT Kosova- Robots” fitoi edhe dy ndeshje
Prishtinë, 05 maj 2011 – Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”, sot solli edhe dy ndeshje, dhe në të dyja takimet ekipi “UBT Kosova- Robots”, që po e përfaqëson Kosovën, korri fitore ndaj ekipeve mysafire nga Austria.
Në ndeshjen e parë luajtën ekipi “UBT Kosova- Robots” dhe ekipi nga Austria “HTL Leanding”, ku ekipi “UBT Kosova Robots” e mposhti bindshëm ekipin “HTL Leanding” 15: 2
Po ashtu “UBT Kosova Robots” e mundi edhe ekipin e radhës “Austro”, 3:2
Nesër finalja
Kurse, nesër, më saktësisht më 6 maj 2011, duke filluar nga ora 9.30, në UBT, Prishtinë, zhvillohet loja finale dhe më pas ndahet kupa për më të mirin.
Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellin lojën finale dhe ndarjen e kupës.
Në garë po marrin pjesë ekipe nga shtete të ndryshme, me traditë në fushën e robotëve, ndërsa Republikën e Kosovës po e përfaqëson ekipi “UBT-Kosova- Robots”.
Gara u organizua nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po ashtu, sponsor i garës është edhe kompania “Ipkofundacion”.
Të përkujtojmë edhe njëherë se gara në fjalë është organizuar dhe zhvillohet në UBT, Prishtinë.