UBT ka kapacitete institucionale të ndihmojë MAShTI-n për mësim online

16/03/2020

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19, UBT si institucioni më inovativ i arsimit jopublik në Kosovë, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Konrektisht, UBT është e gatshme të zhvillojë dhe ofrojë patforma online që ndihmojnë zhvillimin e mësimit online, për gjithë studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore në vend.

 

“UBT është shërbim të arsimit dhe të vendit tonë në këtë situatë. Ne kemi kapacitete dhe do të ndihmojmë që studentët dhe nxënësit tanë të vazhdojnë mësimin online, pra ne do të angazhohemi dhe t’i ofrojmë platforma sistemit arsimor përmes të cilave zhvillohet mësimi. Ne jemi të gatshëm dhe në shërbim të vendit nëenyrë që të mos neglizhohet procesi mësimor”, tha rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, duke shtuar se UBT është për Kosovën.