UBT ka anëtarësuar Republikën e Kosovës në EUROSIM
20/05/2013Prishtinë, 20 maj 2013 – Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit të tij një javorë në Vjenë të Austrisë, ka marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Bordit të Federatës Evropiane e Asociacionit të Simulimeve (EUROSIM), e cila merret me modelim dhe simulim.
Në këtë takim, Bordi i EUROSIM, njëzëri ka aprovuar aplikacionin për tu bërë Republika e Kosovës anëtare e kësaj Federate, përmes UBT- së.
Duke qenë pjesëmarrës në Këshillin vjetor të EUROSIM, Presidenti i UBT-së, dr. Hajrizi ka prezantuar punën e UBT-së, konferencat dhe takimet e tjera me karakter ndërkombëtar që ka organizuar UBT, me mjaft sukses dhe duke mbledhur në Prishtinë emra të shquar të shkencës dhe ekspertë nga e gjithë bota.
Sipas tij, pas anëtarësimit në organizatën EUROSIM, hapet një dritare për komunitetin akademik të UBT-së, të cilët mund të marrim pjesë në konferencat shkencore që organizon EUROSIM, dhe në forume të tjera ndërkombëtare.