UBT Junior Hub nis aktivitetet me fëmijë në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore
19/07/2022Akademia Ndërkombëtare Verore e Junior Hub, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka nisur me zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim argëtimin dhe edukimin e fëmijëve të cilët marrin pjesë në këtë akademi.
Në ceremoninë hapëse të kësaj akademie, Teuta Rrahimi dhe Labinot Krasniqi kanë prezantuar rreth kompjuterit, ku në fillim fëmijët janë njoftuar me pjesët kryesore të kompjuterit, se çfarë është një program kompjuterik, si dhe si të hyjnë dhe të kërkojnë lojëra edukative në kompjuter përmes internetit.
Në kuadër të kësaj akademie, profesoresha Laura Ymeri ka zhvilluar një punëtori “Art dhe Lojëra”, ku fëmijët kanë vizatuar dhe kanë krijuar kuti të lapsave me materiale plastike sipas dëshirës së tyre.
Ndër të tjera, Annea Futko ka prezantuar robotin NAO, ku së bashku me Albiona Berisha dhe fëmijët kanë programuar robotin të bëjë lëvizje të ndryshme, si dhe janë organizuar lojëra dhe aktivitete me profesoreshën Laura Ymeri dhe profesoreshën Diana Sejdiu.