UBT-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Varshavës në Poloni
10/06/2013Prishtinë, 10 qershor 2013- Në ambientet e UBT-së, të hënën është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të UBT-së dhe Universitetit të Varshavës në Poloni.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, presidenti i UBT, prof. dr. Edmond Hjarizi, së bashku me delegacionin nga Universiteti i Varshavës në Poloni, i përbërë nga zëvendësrektorja prof. Marta Kicinska-Habiovr, prof. Edward Halizak dhe dr. Jakub Zajaczkowski, i kanë ftuar zyrtarisht të gjithë profesorët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe studentët që të bëhen pjesë e programeve të përbashkëta, të cilët ata i kanë prezantuar.
“Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë studentëve të UBT-së dhe atyre kosovarë që studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe në doktoraturë nëpërmjet UBT-së t’i ndjekin në Universitetin Varshavës në Poloni, po ashtu stafit akademik zhvillim e kompetencës në fushën hulumtuese dhe zhvillimore. Bashkëpunimi do të ofrojë edhe programe të tjera të veçanta siç janë projektet, seminaret, transferi i teknologjisë, dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet”, ka theksuar presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi.
Ndërkaq zëvendësrektorja prof. Marta Kicinska-Habiovr, para të pranishmëve është shprehur e kënaqur me të arriturat e UBT-së, sidomos me programet e studimit me teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve. “Shpreh kënaqësinë time që vizitoj Kosovën me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes UBT dhe Universitetit të Varshavës.
Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe Universitetin të Varshavës, ka filluar edhe më herët nëpërmjet projektit “Erasmus Mundus”, për shkëmbim të studentëve dhe stafit. Hajrizi, gjatë kësaj vizite dhe takimet e njëpasnjëshme që i zhvilloi me menaxhmentin më të lartë në Universitetin e Varshavës, u njoh me zhvillimet në këtë universitet, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete.
Universitetit i Varshavës është themeluar në vitin 1816, dhe sot renditët në 4% të universiteteve të kategorisë botërore dhe si universiteti numër një në vend. Është universitet gjithëpërfshirës publik, dhe më i madhi në vend, me 54 mijë studentë, 3500 staf akademik dhe ligjërues. Ka bashkëpunim ndërkombëtar me përmasa botërore, me 240 marrëveshje bashkëpunimi universitar në 54 vendeve botërore, me 1600 marrëveshje bashkëpunimi, 1000 nga to në kuadër të programin ‘Erasmus Mundus’, të Unionit Evropian, dhe është anëtar aktiv në kuadër të këtij projekti”, është shprehur ajo. Pas aktit solemn të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, mysafirët nga Vrashava së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të arsimit të lartë, dhe kanë marrë pjesën në hapjen e Ekspozitës Tradicionale “UBT 2012”, në të cilën janë ekspozuar punimet e studentëve të Departamentit të Arkitekturës të këtij kolegji.
Përfaqësuesit e Universiteti të Varshavës, para studentëve kosovarë dhe të pranishmeve tjerë, po të hënën në ora 17.30, do të mbajnë një ligjëratë publike nga lëmi i shkencave politike, si dhe kanë folur për të arriturat e Universitetit të Varshavës.